Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje, duke kërkuar një analizë të mirëfilltë të raportit të Bashkimit Evropian.
Duke folur në hollin e Kuvendit të Kosovës për Raportin e Progresit, Haradinaj ka vlerësuar se gjendja në proceset qeverisëse është shqetësuese, veçanërisht sa u përket integrimit evropian dhe euroatlantik.
Reklamë
Ai ka theksuar se nevojitet një analizë e hollësishme për të identifikuar ngecjet dhe problemet që po i përcjellin këto procese.
“Diçka që veç e dimë. Ne që jetojmë e dimë se krejt proceset qeverisëse janë në ngecje. Duhet me i bërë një analizë të mirëfilltë të gjitha këtyre ngecjeve dhe proceseve që merren me integrimin evropian dhe euroatlantik, pasi nuk janë mirë”, ka deklaruar Haradinaj.
Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për vitin 2026, i publikuar më 4 nëntor, paraqet vlerësimin e gjendjes së reformave dhe zhvillimeve politike e institucionale në Kosovë, në kuadër të procesit të integrimit evropian.
Në raport theksohet se procesi i reformave të lidhura me Bashkimin Evropian ka stagnuar, kryesisht si pasojë e krizës së zgjatur institucionale dhe bllokadës politike. Periudha e vlerësimit përfshin zhvillimet nga shtatori 2025 deri në shtator 2026. /KP/
Reklamë








