Kalo te përmbajtja
Të fundit

Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, Policia vendos 31 gjoba dhe procedon penalisht dy persona

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, Policia vendos 31 gjoba dhe procedon penalisht dy persona

Policia ka vendosur 31 masa administrative ndaj personave që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, për secilin prej kundërvajtësve është vendosur gjobë në vlerën 5 mijë lekë, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026.

Reklamë

Autoritetet bëjnë me dije se masat janë marrë pasi protestuesit kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë për lirimin e rrugës, përmes megafonit.

Ndërkohë, dy shtetas të tjerë, të identifikuar me inicialet D. G. dhe E. L., janë proceduar penalisht për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë, raporton euronews.al.

Sipas njoftimit, ata nuk iu janë bindur kërkesave të efektivëve për të paraqitur dokumentet e identifikimit gjatë tubimit.

Materialet procedurale për të dy rastet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Reklamë