Kalo te përmbajtja
Të fundit

ProCredit Superliga e Basketbollit: Publikohet orari i xhiros së 10-të, katër përballje në program

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

ProCredit Superliga e Basketbollit: Publikohet orari i xhiros së 10-të, katër përballje në program

Është publikuar orari i ndeshjeve të xhiros së 10-të në Superligën e Kosovës në basketboll, ku në program janë katër përballje që do të zhvillohen më 21 dhe 22 nëntor.

Ndeshjet e kësaj jave pritet të sjellin përballje interesante mes skuadrave, të cilat do të kërkojnë pikë të rëndësishme në garën kampionale.

Reklamë

Programi nis të shtunën, më 21 nëntor, me duelin ndërmjet Yllit dhe Prishtinës, që zhvillohet nga ora 17:00 në palestrën “13 Qershori”.

Të njëjtën ditë, nga ora 19:30, Rahoveci 029 do të përballet me Borën në palestrën “Mizahir Isma”.

Ndërkohë, të dielën, më 22 nëntor, në ora 17:00, është në program përballja në palestrën “Minatori”, ndërsa mbrëmja basketbollistike përmbyllet me ndeshjen mes Vëllaznimit dhe Pejës, nga ora 19:30, në palestrën “Shani Nushi”.

Të gjitha skuadrat synojnë të paraqiten sa më mirë në këtë xhiro, në një kampionat që vazhdon të ofrojë rivalitet dhe emocione.

Reklamë