Jose Mourinho del në mbrojtje të Endrickut: Kam nevojë për të te Real Madridi

Trajneri portugez, José Mourinho, ka reaguar ndaj spekulimeve për të ardhmen e sulmuesit brazilian Endrick te Real Madridi, duke bërë të qartë se dëshiron ta mbajë atë në skuadër.
Endrick është përfolur për një largim të mundshëm nga “Santiago Bernabéu” gjatë afatit kalimtar të janarit, për shkak të hapësirës së kufizuar që ka pasur deri më tani në ekipin madrilen.
Reklamë
Në mesin e klubeve që kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij janë edhe Roma dhe Milani, të cilat po e përcjellin nga afër situatën e talentit brazilian.
Megjithatë, Mourinho ka shprehur mbështetjen e tij për 19-vjeçarin, duke theksuar se ai është një futbollist i rëndësishëm për planet e tij dhe se dëshiron ta ketë në dispozicion.
“Unë e dua Endrickun, por Real Madridi është më i rëndësishëm se ai. Ne kemi nevojë për Endrickun këtu dhe trajneri i Real Madridit ka nevojë për të”, deklaroi Mourinho.
“Ky është mesazhi im për ata që shkruajnë gjëra të tilla dhe për agjentët”, shtoi trajneri portugez.
Ai gjithashtu theksoi se do ta respektojë çdo vendim të klubit, në rast se drejtuesit vendosin ndryshe për të ardhmen e sulmuesit.
“Natyrisht, nëse klubi vendos ndryshe, unë do ta respektoj atë vendim. Por, për mua, si trajner i Real Madridit, Endrick është i rëndësishëm. Unë kam nevojë për të”, përfundoi Mourinho.
Mbetet të shihet nëse mbështetja e trajnerit portugez do të ndikojë në të ardhmen e Endrickut, i cili vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së disa klubeve evropiane në prag të afatit kalimtar të janarit.
Reklamë










