Kalo te përmbajtja
Të fundit

Tragjedi në rrugën Prishtinë–Podujevë: 77-vjeçari me karrocë invalidore humb jetën pas përplasjes me veturë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Tragjedi në rrugën Prishtinë–Podujevë: 77-vjeçari me karrocë invalidore humb jetën pas përplasjes me veturë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë–Podujevë, ku si pasojë ka humbur jetën një 77-vjeçar që po lëvizte me karrocë invalidore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Reklamë

Sipas saj, policia është njoftuar për aksidentin rreth orës 19:20, ndërsa në të kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një person me karrocë invalidore.

“Sot rreth orës 19:20, kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë–Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një person me karrocë invalidore”, ka deklaruar Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i karrocës invalidore, I.Ll., 77 vjeç.

Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal, i cili po heton rrethanat e aksidentit.

Reklamë