Kalo te përmbajtja
Të fundit

Ramadani: Buxheti 2027 nuk e çon sektorin e sigurisë në një nivel tjetër, mungojnë investimet për FSK-në

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Ramadani: Buxheti 2027 nuk e çon sektorin e sigurisë në një nivel tjetër, mungojnë investimet për FSK-në

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Projektbuxhetin për vitin 2027, duke thënë se ai nuk parasheh ndryshime të rëndësishme për sektorin e sigurisë dhe nuk e çon atë në një nivel të ri.

Përmes një postimi, Ramadani ka vlerësuar se siguria në Kosovë mbetet në të njëjtin nivel, pasi, sipas tij, buxheti i propozuar paraqet kryesisht vazhdimësi të investimeve ekzistuese.

Reklamë

“Buxheti për vitin 2027 tregon që Qeveria nuk do ta kalojë sektorin e sigurisë në një nivel tjetër. Siguria mbetet njëjtë me këtë buxhet. Nuk kalon në një kapitull të ri.

Duhet hapur kapitullin e ri. Por, ky buxhet nuk e përfaqëson këtë! Përveç një institucioni të cilit i është rritur buxheti, pjesa tjetër është vazhdim”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka renditur disa nga ato që i konsideron mungesa në buxhetin e vitit të ardhshëm, duke përmendur mungesën e mjeteve për strehimoret emergjente dhe për një koncept të ri të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare.

“Nuk ka buxhet për strehimoret emergjente. Për asnjë. DUHET të ketë.

Nuk ka buxhet për koncept të ri të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare. DUHET të ketë”, ka theksuar ai.

Ramadani ka kritikuar edhe ndarjen buxhetore për Ministrinë e Mbrojtjes, duke vlerësuar se ajo nuk është e mjaftueshme pas rritjes së numrit të personelit.

Sipas tij, buxheti duhet të përfshijë edhe një plan të plotë për modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Nuk ka buxhet të mjaftueshëm për Ministrinë e Mbrojtjes, pas rritjes së numrit të personelit. DUHET të ketë.

Nuk ka buxhet për një Plan Modernizimi të Plotë të FSK-së. DUHET të ketë”, ka shkruar deputeti i AAK-së.

Ai ka përmendur edhe mungesën e mjeteve për rikonceptimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, duke insistuar se këto ndryshime janë të nevojshme për hapjen e një kapitulli të ri në sektorin e sigurisë.

“Nuk ka buxhet për rikonceptimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës. DUHET të ketë”, tha Ramadani.

Reklamë