Shiroka Pula takon pjesëmarrësit e Forumit Ndërkombëtar të Strategjisë, vijnë nga rreth 40 vende të botës

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka takuar delegacionin e Forumit Ndërkombëtar të Strategjisë (ISF) 2026, i udhëhequr nga Yll Bajraktari, në përbërje të të cilit janë liderë të rinj dhe përfaqësues nga rreth 40 vende të botës.
Sipas njoftimit të Presidencës, në këtë takim Shiroka Pula ka vënë në pah potencialin e rinisë së Kosovës, duke theksuar se ajo përbën pasurinë më të madhe të vendit.
Reklamë
Presidentja ka theksuar se Kosova ka një nga popullsitë më të reja në Evropë, ndërsa të rinjtë janë të angazhuar në fushën e teknologjisë dhe informacionit, njohin disa gjuhë të huaja, veçanërisht anglishten, dhe kanë shkathtësi për të konkurruar në tregjet ndërkombëtare.
Ajo ka ritheksuar synimin e Kosovës për të qenë pjesë aktive e transformimit teknologjik, jo vetëm si përdoruese e teknologjisë, por edhe si kontribuuese në zhvillimin e saj.
Në këtë drejtim, Shiroka Pula ka theksuar rëndësinë e dijes, inovacionit dhe partneritetit ndërkombëtar për forcimin e ekonomisë dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt.
Forumi Ndërkombëtar i Strategjisë 2026 mbledh liderë të rinj dhe përfaqësues nga rreth 40 vende të botës.
Reklamë







