Nelson Hysa paralajmëron meçin ndaj Kabayelit, kërkon mbështetjen e shqiptarëve

Kanë mbetur edhe dhjetë ditë deri në sfidën e radhës së boksierit shqiptar Nelson Hysa, i cili më 28 nëntor do të rikthehet në ring për t’u përballur me turkun Agit Kabayel në Dusseldorf të Gjermanisë.
Në prag të këtij dueli, Hysa ka publikuar një mesazh paralajmërues, duke rikujtuar se dita e madhe po afron dhe se përgatitjet tashmë janë drejt fundit.
Reklamë
Përmes këtij postimi, boksieri shqiptar ka ngjallur interesimin e adhuruesve të boksit për përballjen e ardhshme, e cila mund të ketë rëndësi të veçantë në karrierën e tij.
Njëkohësisht, Hysa u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të jenë pranë tij në këtë sfidë, duke kërkuar mbështetjen e sa më shumë shqiptarëve në tribunat e palestrës në Dusseldorf.
Ai synon që në këtë përballje të mos ketë vetëm mbështetjen e ekipit të tij, por edhe përkrahjen e tifozëve shqiptarë, të cilët mund t’i japin atmosferë të veçantë këtij eventi.
Tashmë numërimi mbrapsht ka filluar, ndërsa më 28 nëntor sytë e adhuruesve shqiptarë të boksit do të jenë te Nelson Hysa dhe dueli i tij ndaj Agit Kabayelit.
Reklamë










