Kalo te përmbajtja
Të fundit

FIFA zyrtarizon tre kandidatët për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

FIFA zyrtarizon tre kandidatët për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027

FIFA ka bërë publike emrat e tre kandidatëve të propozuar për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat do të mbahen më 18 mars 2027, gjatë Kongresit të 77-të të organizatës, që do të zhvillohet në Rabat të Marokut.

Në mesin e kandidatëve është edhe presidenti aktual, Gianni Infantino, i cili synon të sigurojë një tjetër mandat në krye të institucionit më të madh drejtues të futbollit botëror.

Reklamë

Përballë tij në këtë garë do të jenë Philippe Diallo dhe Kohzo Tashima. FIFA ka sqaruar se emrat e kandidatëve janë prezantuar sipas rendit alfabetik.

Megjithatë, kandidaturat e paraqitura ende nuk janë konfirmuar përfundimisht, pasi fillimisht do t’i nënshtrohen një procesi verifikimi nga Komiteti Zgjedhor i FIFA-s.

Ky komitet do të shqyrtojë nëse të tre kandidatët i plotësojnë kriteret dhe kërkesat e përcaktuara në rregulloret e organizatës për të marrë pjesë në garën presidenciale.

Sipas njoftimit zyrtar, federatat anëtare të FIFA-s do të njoftohen për kandidatët që do të kalojnë me sukses procesin e verifikimit jo më vonë se më 18 shkurt 2027.

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 18 mars 2027 në Rabat të Marokut, ku delegatët do të votojnë për personin që do të marrë drejtimin e futbollit botëror për mandatin e ardhshëm.

Tashmë vëmendja është te gara presidenciale, ku Infantino synon të vazhdojë qëndrimin në krye të FIFA-s, por fillimisht duhet të kalojë procesin e kandidimit dhe më pas të sigurojë mbështetjen e federatave anëtare.

Reklamë