Kalo te përmbajtja
Të fundit

Vincent Kompany rikthehet në stolin e Bayern Munichut, trajneri lë pas problemet shëndetësore

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Vincent Kompany rikthehet në stolin e Bayern Munichut, trajneri lë pas problemet shëndetësore

Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, do të rikthehet në drejtimin e skuadrës në ndeshjen e së premtes mbrëma ndaj Kolnit, e vlefshme për Bundesligën, pasi ka kaluar me sukses periudhën e vështirë shëndetësore që e detyroi të qëndronte larg ekipit në fund të tetorit.

Rikthimin e teknikut belg e ka konfirmuar drejtori ekzekutiv i klubit bavarez, Jan-Christian Dreesen, i cili ka bërë të ditur se Kompany është shëruar plotësisht nga meningjiti dhe ndërkohë ka përfunduar edhe një ndërhyrje kirurgjikale në shpatull.

Reklamë

Në një prononcim për gazetën gjermane Abendzeitung, Dreesen është pyetur nëse trajneri do të jetë në pankinë për duelin e xhiros së dhjetë, që zhvillohet në Allianz Arena. Përgjigjja e tij ka qenë e qartë dhe pozitive.

“Po. Vincenti është në disponim shumë të mirë dhe sot më përshëndeti. Meningjiti është shëruar. Ai tashmë i është nënshtruar edhe operacionit në shpatull”, ka deklaruar Dreesen.

Ndërkohë, klubi bavarez kishte bërë të ditur më herët se Kompany do të jetë i pranishëm edhe në konferencën për media të enjten, ku pritet të flasë për gjendjen e skuadrës dhe sfidën e radhës.

Pas një periudhe të detyruar larg fushës, tekniku belg është gati të marrë sërish drejtimin e Bayern Munichut, me synimin për ta vazhduar rrugëtimin e suksesshëm të skuadrës në kampionat.

Kështu, përballja me Kolnin do të shënojë rikthimin e Kompanyt në pankinën e kampionëve bavarezë

Reklamë