Brajan Gruda shkëlqen me Gjermaninë, përfshihet në formacionin më të mirë të xhiros në Ligën e Kombeve

Brajan Gruda ka marrë një tjetër vlerësim për paraqitjen e tij fantastike me fanellën e Gjermanisë, duke u përzgjedhur në formacionin më të mirë të xhiros së gjashtë në Ligën e Kombeve, të publikuar nga SofaScore.
Futbollisti me prejardhje shqiptare ka marrë notën e jashtëzakonshme 9.6, duke u renditur në mesin e lojtarëve më të vlerësuar të kësaj xhiroje.
Reklamë
Në repartin ofensiv, Gruda është vendosur përkrah yjeve të futbollit evropian si Jeremy Doku, Kevin De Bruyne dhe Florian Wirtz.
22-vjeçari ishte një prej protagonistëve kryesorë në triumfin bindës të Gjermanisë me rezultat 5-0 ndaj Holandës, ku regjistroi një gol dhe dy asistime.
Përveç golit dhe dy asistimeve, futbollisti ofensiv regjistroi edhe tri pasime kyçe, kompletoi 29 pasime dhe fitoi shtatë duele, duke dëshmuar ndikimin e madh që pati në lojën e skuadrës së tij.
Pas këtij angazhimi me përfaqësuesen gjermane, Gruda do të rikthehet te Leipzigu, me të cilin të shtunën e pret përballja në udhëtim ndaj Union Berlinit.
Talenti me origjinë shqiptare synon që formën e shkëlqyer të treguar në nivel ndërkombëtar ta bartë edhe në futbollin e klubeve, duke vazhduar paraqitjet pozitive me skuadrën e tij.
Reklamë









