Kalo te përmbajtja
Të fundit

NBA: Lakers rikthehen në krye të Perëndimit, Knicks dhe Pistons festojnë fitore të rëndësishme

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

NBA: Lakers rikthehen në krye të Perëndimit, Knicks dhe Pistons festojnë fitore të rëndësishme

Elita e basketbollit amerikan, NBA, ka vazhduar edhe sot, duke sjellë ndeshje spektakolare.

Kampioni në fuqi, New York Knicks, ka shënuar fitoren e dytë radhazi, pasi mundi Toronto Raptors me rezultat 111-102.

Reklamë

Jalen Brunson udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores me 31 pikë, pesë kërcime e po aq asistime, derisa kontribut dhanë edhe Mikal Bridges me 17 pikë dhe Karl-Anthony Towns me double-double prej 16 pikësh e po aq kërcimesh.

Nga ana tjetër, u dalluan Ja’Kobe Walter me 25 pikë, RJ Barrett me 22 pikë dhe Scottie Barnes me 20 sosh, por që nuk mjaftuan për fitore.

Knicks renditen në vendin e gjashtë në Konferencën e Lindjes, derisa Raptors në pozitën e nëntë, ku kjo ishte edhe humbja e pestë radhazi për ta.

Los Angeles Lakers ka marrë sërish kreun e tabelës në Perëndim, pas nëntë fitoreve radhazi, ku kësaj radhe mundën Charlotte Hornets me shifrat 118-114.

Quentin Grimes ishte ylli i mbrëmjes, ku realizoi 47 pikë e gjashtë kërcime, së bashku me Luka Doncic, i cili shtoi 36 pikë, shtatë kërcime e po aq asistime në fitoren e Lakers.

Te skuadra humbëse, më efikasët ishin Brandon Miller me 28 pikë dhe Naz Reid me 23 pikë e 11 kërcime.

Detroit Pistons është këndellur me fitore pas triumfit ndaj San Antonio Spurs me rezultat 105-93.

Në këtë fitore të Pistons, më meritorët ishin Cade Cunningham me 27 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime dhe Daniss Jenkins me 25 pikë, pesë kërcime e po aq asistime.

Nga ana tjetër, paraqitje të mirë kishin Victor Wembanyama me 25 pikë e 18 kërcime dhe Dylan Harper me 20 sosh, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

Kujtojmë që Pistons renditen në pozitën e tretë në Konferencën e Lindjes, derisa Spurs në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit.

Reklamë