Kalo te përmbajtja
Të fundit

Futbolli kosovar në zi, ndërron jetë tragjikisht në moshën 24-vjeçare Enis Maqedonci

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Futbolli kosovar në zi, ndërron jetë tragjikisht në moshën 24-vjeçare Enis Maqedonci

Një lajm i trishtë ka prekur futbollin kosovar. Futbollisti Enis Maqedonci ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 24-vjeçare, si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani.

Lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar pikëllim të madh, ndërsa ngushëllimet për familjen, miqtë dhe të afërmit e futbollistit nuk kanë munguar.

Reklamë

Përmes një mesazhi publik, Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur dhimbjen për këtë humbje të parakohshme, duke i përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes Maqedonci dhe të gjithë atyre që e njohën.

Maqedonci ishte pjesë e klubit gjerman TuS Hügelsheim, ku vazhdonte aktivitetin e tij futbollistik në futbollin lokal të Gjermanisë.

Ndarja e tij nga jeta në një moshë kaq të re është një humbje e rëndë për familjen dhe të gjithë njerëzit e afërt.

“Pusho në paqe, Enis!”, ishte mesazhi prekës i Federatës së Futbollit të Kosovës në nderim të futbollistit.

Ngushëllime familjes dhe të afërmve. U prehtë në paqe!

Reklamë