Kalo te përmbajtja
Të fundit

NBA: Philadelphia merr kreun e Lindjes, Boston ndërpret serinë e fitoreve, ndërsa Miami vazhdon dominimin

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

NBA: Philadelphia merr kreun e Lindjes, Boston ndërpret serinë e fitoreve, ndërsa Miami vazhdon dominimin

Janë zhvilluar ndeshjet e radhës në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Boston Celtics ka pësuar humbje pas një serie prej gjashtë fitoresh radhazi, pasi u mund nga Orlando Magic me rezultat 115-105.

Reklamë

Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për skuadrën nga Orlando, ku më meritorët ishin Desmond Bane me 24 pikë, tetë kërcime e pesë asistime, Franz Wagner me 21 pikë, tetë kërcime e nëntë asistime dhe Anthony Black me 20 pikë e shtatë asistime.

Nga ana tjetër, Jayson Tatum u dallua me 24 pikë e 12 kërcime, Paul George me 22 pikë e tetë kërcime dhe Payton Pritchard me 21 pikë, por që nuk mjaftuan për ta evituar humbjen.

Kujtojmë që kjo humbje i kushtoi Celtics me rënien nga pozita e parë në të dytën në Konferencën e Lindjes.

E nga ky rast ka përfituar skuadra e Philadelphia 76ers, e cila arriti ta marrë kreun e tabelës së Lindjes pas fitores 135-123 ndaj Brooklyn Nets.

Joel Embiid udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores me 37 pikë, derisa Tyrese Maxey shtoi 24 pikë e nëntë asistime për këtë fitore.

Te skuadra humbëse u dalluan Julius Randle me 33 pikë e gjashtë kërcime, Michael Porter Jr. me 25 pikë dhe Nolan Traore me 23 të tilla.

Miami Heat ka realizuar fitoren e pestë radhazi, pasi mposhti Houston Rockets me rezultat 128-110.

Giannis Antetokounmpo shkëlqeu në këtë ndeshje me 20 pikë, 13 kërcime e gjashtë asistime, derisa Klay Thompson dhe Andrew Wiggins shtuan nga 17 pikë secili për fitoren e skuadrës së tyre.

Nga ana tjetër, Alperen Sengun ishte më efikasi me 23 pikë, së bashku me Kevin Durantin me 22 të tilla, por që nuk mjaftuan për fitore.

Heat renditen në vendin e katërt në Konferencën e Lindjes, derisa Rockets në pozitën e tretë në Perëndim.

Reklamë