Kalo te përmbajtja
Të fundit

Ademi u bën thirrje yjeve shqiptarë në diasporë: Nëse nuk e zgjedhin Kosovën, le të luajnë për Shqipërinë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Ademi u bën thirrje yjeve shqiptarë në diasporë: Nëse nuk e zgjedhin Kosovën, le të luajnë për Shqipërinë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, u ka bërë thirrje futbollistëve shqiptarë që luajnë në diasporë që në nivel ndërkombëtar të përfaqësojnë Kosovën ose Shqipërinë.

Në një intervistë të gjatë për “albinfo.ch”, Ademi ka folur për mënyrën se si po punohet për të bindur talentet shqiptare që ta zgjedhin Kosovën, duke shprehur bindjen se rezultatet dhe suksesi i futbollit kosovar janë vetëm çështje kohe.

Reklamë

Gjatë intervistës, kreu i FFK-së përcolli edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për futbollistët e rinj me prejardhje shqiptare, duke theksuar se zgjedhja e përfaqësueses duhet të bëhet mbi bazën e ndjenjës dhe përkatësisë.

“Çdo shqiptar duhet të luajë aty ku i rreh zemra. Natyrisht, ne dëshirojmë që futbollistët ta zgjedhin Kosovën, por nëse nuk vijnë te ne, le të luajnë për Shqipërinë”, deklaroi Ademi.

Ai nënvizoi se Kosova dhe Shqipëria nuk duhet ta shohin njëra-tjetrën si kundërshtare në garën për talentet shqiptare, por si dy përfaqësuese që kanë një pasuri të përbashkët.

“Kemi dy kombëtare dhe shumë talente. Nuk ka arsye që këtë ta shohim si rivalitet negativ. Përkundrazi, është një pasuri e përbashkët”.

“Futbollistët që rriten në Zvicër apo Gjermani kanë mundësi të përfaqësojnë edhe vendet ku janë zhvilluar. Por është e rëndësishme që talentet shqiptare të kenë perspektivë edhe te Kosova dhe Shqipëria”, shtoi ai.

Ndërkohë, vëmendja e futbollit kosovar është përqendruar te ndeshja e së martës ndaj Irlandës, e cila është vendimtare për të ardhmen e “Dardanëve” në Ligën e Kombeve.

Kosovës i mjafton një pikë në këtë përballje për të siguruar pjesëmarrjen në play-off për ngjitje në Ligën A, si dhe vendosjen në vazon e dytë për shortin e kualifikimeve të Kampionatit Evropian “Euro 2028”.

Reklamë