Kalo te përmbajtja
Të fundit

Rama reagon ashpër pas anulimit të takimit për “Prishtina 2030”, kërkon llogaridhënie nga Kurti dhe Qeveria

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Rama reagon ashpër pas anulimit të takimit për “Prishtina 2030”, kërkon llogaridhënie nga Kurti dhe Qeveria

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar me tone të ashpra pas anulimit të takimit në Athinë lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, duke kërkuar përgjegjësi nga kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës.

Përmes një postimi, Rama ka bërë të ditura arsyet që, sipas njoftimit zyrtar të Komitetit Olimpik të Kosovës, çuan në anulimin e takimit nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare.

Reklamë

Ndër arsyet e përmendura janë mungesa e përgjigjeve, mosrealizimi i obligimeve të kërkuara, si dhe moskonfirmimi me kohë i delegacionit brenda afatit të përcaktuar.

Kreu i Prishtinës ka shprehur shqetësimin për këtë zhvillim, duke vlerësuar se takimi në Athinë përbënte një nga mundësitë e fundit për të ndërmarrë hapa konkretë në mënyrë që të mos vihej në rrezik organizimi i kësaj ngjarjeje të rëndësishme sportive në Kosovë.

“Pas të gjitha paralajmërimeve, tani anulohet edhe takimi ku duhej të bëheshin përpjekjet e fundit për të mos ua humbur qytetarëve të Kosovës këtë mundësi historike!”, ka shkruar Rama.

Ai e ka përmbyllur reagimin me kritika të ashpra ndaj institucioneve të vendit.

“Ky është skandal! Ky është turpi i shtetit tonë!”, ka përfunduar Rama.

Situata mbetet shqetësuese për të ardhmen e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, ndërsa pritet të shihet nëse institucionet e Kosovës do të ndërmarrin hapa për të tejkaluar këtë situatë dhe për të shmangur rrezikimin e organizimit të tyre.

Reklamë