Austri – Kosovë, ndër ndeshjet më të ndjekura në Ligën e Kombeve

Përballja mes Austrisë dhe Kosovës, e zhvilluar në Vjenë, ka tërhequr vëmendje të madhe, duke u renditur ndër ndeshjet me numrin më të lartë të spektatorëve në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Edhe pse Kosova u mposht nga përfaqësuesja austriake, ajo që ra veçanërisht në sy ishte prania e madhe e tifozëve shqiptarë në shkallët e stadiumit, të cilët përbënin një pjesë të konsiderueshme të publikut.
Reklamë
Sipas statistikave të publikuara nga “Football Ranked”, në këtë takim ishin të pranishëm rreth 47 mijë shikues, ndërsa stadiumi ishte i mbushur në 94 për qind të kapacitetit të tij.
Kjo shifër e vendos duelin Austri – Kosovë në mesin e përballjeve më të shikuara të këtij edicioni.
Në krye të listës qëndron ndeshja Angli – Spanjë, e cila u ndoq nga 84 mijë e 525 tifozë, ndërsa në vendin e dytë renditet Angli – Kroaci me 80 mijë e 484 spektatorë.
Ndërkohë, Kosova do ta zhvillojë të martën ndeshjen e fundit të këtij cikli në Ligën e Kombeve, ku do të përballet me Irlandën.
Reklamë









