Zyrtare: Romelu Lukaku pensionohet nga Kombëtarja e Belgjikës pas 16 vitesh

Romelu Lukaku ka marrë vendimin për t’i dhënë fund aventurës së tij me Kombëtaren e Belgjikës, duke njoftuar tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar në moshën 33-vjeçare.
Sulmuesi i Fenerbahces e bëri publik vendimin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kujtoi rrugëtimin 16-vjeçar me fanellën e përfaqësueses belge dhe emocionet e përjetuara gjatë kësaj periudhe.
Reklamë
“16 vjet. Gjatë këtyre 16 viteve i dhashë gjithçka Kombëtares. Përjetova çdo emocion të mundshëm”, shkroi Lukaku.
Në mesazhin e tij lamtumirës, sulmuesi belg shprehu mirënjohjen për bashkëlojtarët me të cilët ndau këtë rrugëtim, trajnerët që i besuan dhe tifozët që e mbështetën vazhdimisht.
“Kam luajtur me bashkëlojtarë të jashtëzakonshëm, për të cilët do të jem gjithmonë mirënjohës. Dua t’i falënderoj të gjithë, si dhe trajnerët që më shtynë përpara dhe më besuan për ta ndihmuar ekipin. Ishte një rrugëtim i bukur dhe e shijova çdo moment”, deklaroi ai.
Lukaku nuk harroi as tifozët belgë, të cilëve iu drejtua me një falënderim të veçantë për mbështetjen ndër vite.
“Për tifozët belgë, faleminderit për mbështetjen që i keni dhënë ekipit tonë. Jam krenar që e kam përfaqësuar vendin tim në katër Botërore dhe tri Evropiane”.
“Unë kurrë nuk do t’i harroj ato momente. Jam i qetë me vendimin tim për t’u ndalur këtu. Ishte e mrekullueshme, e bukur dhe jam mirënjohës. Faleminderit”, përfundoi sulmuesi.
Lukaku largohet nga Kombëtarja e Belgjikës si golashënuesi më i mirë në historinë e saj, me 95 gola të realizuar në 134 paraqitje, si dhe 16 asistime në fanellën e përfaqësueses.
Reklamë










