Modrić barazon Messin, kroati regjistron një tjetër rekord historic

Luka Modrić vazhdon të shkruajë histori në futbollin ndërkombëtar. Mesfushori kroat ka arritur në kuotën e 208 paraqitjeve me Kombëtaren e Kroacisë, duke vendosur një tjetër arritje të rëndësishme në karrierën e tij.
Këtë rekord, Modrić e regjistroi në përballjen e Ligës së Kombeve ndaj Republikës së Çekisë, ku me paraqitjen e tij të 208-të barazoi Lionel Messin në listën e futbollistëve me më së shumti ndeshje të zhvilluara për përfaqësueset e tyre.
Reklamë
Me këtë shifër, kapiteni kroat konfirmon vendin e tij mes emrave që kanë lënë gjurmë në historinë e futbollit ndërkombëtar.
Përpara Modrićit dhe Messit në këtë renditje qëndron vetëm Cristiano Ronaldo, i cili mban rekordin me 234 paraqitje për Kombëtaren e Portugalisë.
Karriera ndërkombëtare e Modrićit nisi më shumë se dy dekada më parë, ndërsa mesfushori vazhdon të jetë një nga figurat kryesore dhe liderët e Kroacisë, duke dëshmuar se rrugëtimi i tij në futbollin ndërkombëtar ende po pasurohet me rekorde të reja.
Reklamë









