Kalo te përmbajtja
Të fundit

NBA: Knicks, Celtics dhe Thunder shënojnë fitore të rëndësishme

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

NBA: Knicks, Celtics dhe Thunder shënojnë fitore të rëndësishme

NBA ka vazhduar edhe mëngjesin e sotëm me disa ndeshje tejet interesante.

Kampioni në fuqi, New York Knicks, ka siguruar një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Toronto Raptors, duke triumfuar me rezultat 112-108 pas vazhdimeve, në një duel të luftuar deri në sekondat e fundit.

Reklamë

Heroi i skuadrës së Knicks ishte Jalen Brunson, i cili realizoi një treshe vendimtare 33 sekonda para përfundimit të vazhdimeve, duke vulosur fitoren e mysafirëve. Brunson e përfundoi takimin me 28 pikë dhe nëntë asistime, ndërsa po me 28 pikë u dallua edhe Karl-Anthony Towns, i cili regjistroi gjithashtu 17 kërcime.

Te skuadra humbëse, më efikasi ishte Scottie Barnes me 30 pikë e nëntë kërcime.

Ky ishte triumfi i 14-të radhazi i Knicks ndaj Raptors, ndërsa skuadra nga New Yorku u rikthye te fitoret pas dy disfatave radhazi.

Dominim të plotë treguan edhe liderët e Konferencës së Lindjes, Boston Celtics, që mposhtën bindshëm Dallas Mavericks me rezultat 131-94, duke fituar me plot 37 pikë diferencë.

Jayson Tatum udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores me 32 pikë, gjashtë kërcime dhe po aq asistime.

Në anën tjetër, Zaccharie Risacher shënoi 18 pikë dhe pesë kërcime, por këto shifra nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

Kujtojmë se kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi për Celtics, ndërsa Mavericks renditen në vendin e 10-të në Konferencën e Perëndimit.

Pas tri humbjeve radhazi, Oklahoma City Thunder gjeti rrugën drejt fitores, duke triumfuar bindshëm ndaj Sacramento Kings me rezultat 125-103.

Më meritorët për këtë fitore ishin, si gjithmonë, Shai Gilgeous-Alexander me 37 pikë dhe Aday Mara me 16 pikë e 13 kërcime.

Te skuadra humbëse u dallua Darius Acuff Jr. me 26 pikë dhe gjashtë asistime.

Thunder renditen në vendin e shtatë në Konferencën e Perëndimit, ndërsa Kings mbajnë vendin e 14-të. Kjo ishte humbja e gjashtë radhazi për skuadrën nga Sacramento.

Reklamë

NBA: Knicks, Celtics dhe Thunder shënojnë fitore të rëndësishme | ATV