Kalo te përmbajtja
Të fundit

Nike zëvendëson Adidasin, merr furnizimin me topa të Ligës së Kampionëve nga viti 2027

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Nike zëvendëson Adidasin, merr furnizimin me topa të Ligës së Kampionëve nga viti 2027

Nike merr drejtimin e topave të Ligës së Kampionëve nga sezoni 2027/28, duke i dhënë fund një bashkëpunimi 26-vjeçar mes UEFA-s dhe Adidasit.

Kompania amerikane Nike do të bëhet furnizuesi zyrtar i topave për garat kryesore evropiane të klubeve, duke nisur nga sezoni 2027/28. Marrëveshja e re do të jetë e vlefshme për katër sezone, deri në vitin 2031.

Reklamë

Kështu, pas më shumë se dy dekadash, Adidas do të largohet nga ky rol, të cilin e kishte marrë në vitin 2001, ndërsa Nike rikthehet në një pozitë që e kishte mbajtur edhe në fund të viteve 1990.

Sipas marrëveshjes së arritur me UEFA-n, Nike nuk do të furnizojë vetëm Ligën e Kampionëve, por edhe Ligën e Evropës, Ligën e Konferencës, Superkupën e Evropës, Ligën e të Rinjve dhe Ligën e Kampionëve në futsall.

Kjo do të shënojë edhe një ndryshim të rëndësishëm në futbollin evropian, pasi për herë të parë të tri garat kryesore të klubeve, Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës, do të zhvillohen me topa nga i njëjti prodhues.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Nike pritet të paguajë rreth 45 milionë dollarë në vit për këtë marrëveshje, pothuajse dyfishin e vlerës së kontratës së mëparshme, ndonëse shifra zyrtare nuk është bërë e ditur.

Sezoni 2026/27 do të jetë i fundit për Adidasin, ndërsa topi i kësaj kompanie do të përdoret edhe në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2027, në Madrid.

Ky rikthim shënon një tjetër lëvizje të madhe të Nike-s në futbollin evropian, pasi nga viti 2027 kompania amerikane do të jetë edhe furnizuesja e fanellave të Kombëtares së Gjermanisë, duke i dhënë fund bashkëpunimit historik të saj me Adidasin.

Reklamë