Kalo te përmbajtja
Të fundit

Juan Mata i jep fund karrierës futbollistike, mbyll një epokë të artë me trofe të shumtë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Juan Mata i jep fund karrierës futbollistike, mbyll një epokë të artë me trofe të shumtë

Juan Mata ka vendosur t’i japë fund karrierës si futbollist profesionist në moshën 38-vjeçare, duke mbyllur kështu një rrugëtim të jashtëzakonshëm që zgjati për afro dy dekada në nivelet më të larta të futbollit botëror.

Mesfushori spanjoll ka zhvilluar aventurat e tij të fundit në futbollin australian, ku gjatë dy sezoneve të fundit ka mbrojtur ngjyrat e Western Sydney Wanderers dhe Melbourne Victory.

Reklamë

Mata do të mbahet mend si një prej emrave të rëndësishëm të brezit të artë të Spanjës, që dominoi futbollin ndërkombëtar mes viteve 2008 dhe 2012. Me kombëtaren iberike, ai përjetoi sukseset më të mëdha të historisë së saj moderne, duke fituar Kupën e Botës në vitin 2010 dhe Kampionatin Evropian dy vite më vonë.

Një karrierë po aq mbresëlënëse ndërtoi edhe në futbollin e klubeve. Valencia, Chelsea dhe Manchester United janë vetëm disa prej skuadrave të mëdha ku spanjolli la gjurmët e tij, duke u shndërruar në një futbollist të vlerësuar për teknikën, vizionin dhe inteligjencën në lojë.

Trofeu i parë i rëndësishëm në karrierën e tij erdhi me Valencian, me të cilën fitoi Kupën e Mbretit në vitin 2008. Më pas, kalimi në Premier League do t’i hapte dyert drejt sukseseve edhe më të mëdha.

Me fanellën e Chelseat, Mata ngriti trofeun e Ligës së Kampionëve në vitin 2012, ndërsa një sezon më vonë triumfoi edhe në Ligën e Evropës. Ky kompeticion do të bëhej sërish pjesë e koleksionit të tij në vitin 2017, kur e fitoi me Manchester Unitedin.

Kështu, Juan Mata i jep lamtumirën futbollit me një karrierë të pasur në suksese, trofe madhorë dhe momente të paharrueshme. Një rrugëtim që e vendos atë mes futbollistëve që arritën të triumfojnë si në skenën më të madhe të futbollit botëror, ashtu edhe në kompeticionet më prestigjioze të klubeve.

Reklamë