Kalo te përmbajtja
Të fundit

Liga e Kombeve drejt fazës vendimtare, njihen tetë kombëtaret çerekfinaliste

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Liga e Kombeve drejt fazës vendimtare, njihen tetë kombëtaret çerekfinaliste

Faza e grupeve të Ligës së Kombeve ka përfunduar, duke përcaktuar tetë përfaqësueset që do të vazhdojnë garën për trofeun prestigjioz në edicionin e ardhshëm. Në muajin mars 2027, këto kombëtare do të zbresin në fushë për të kërkuar një vend në turneun final të kompeticionit.

Bëhet fjalë për Francën, Belgjikën, Gjermaninë, Holandën, Anglinë, Spanjën, Portugalinë dhe Norvegjinë, të cilat siguruan kualifikimin pas paraqitjeve në fazën e grupeve të Ligës A.

Reklamë

Sipas formatit të garës, dy skuadrat më të mira të secilit prej katër grupeve kalojnë në çerekfinale. Fituesit e grupeve do të pozicionohen në vazon e favoritëve për shortin, ndërsa skuadrat që përfunduan në vendin e dytë do të përballen me njërin prej tyre.

Tetë kombëtaret e kualifikuara sipas grupeve janë:

Grupi A1: Franca dhe Belgjika

Grupi A2: Gjermania dhe Holanda

Grupi A3: Anglia dhe Spanja

Grupi A4: Portugalia dhe Norvegjia

Kur do të hidhet shorti dhe kur luhen ndeshjet?

Shorti për fazën çerekfinale është planifikuar të zhvillohet më 20 nëntor, në orën 12:00, në Nyon të Zvicrës, aty ku do të mësohen edhe përballjet që pritet të sjellin emocione të mëdha.

Ndeshjet e para do të luhen nga data 25 deri më 27 mars 2027, ndërsa takimet e kthimit janë programuar për periudhën 28-30 mars.

Katër kombëtaret që do të triumfojnë në çerekfinale do të sigurojnë biletën për turneun final, i cili do të zhvillohet në qershor të vitit 2027.

Në këtë edicion, vëmendja do të jetë veçanërisht te Portugalia, e cila mban statusin e kampiones në fuqi. Në finalen e edicionit të kaluar, portugezët mposhtën Spanjën pas ekzekutimit të penalltive, duke ngritur trofeun e Ligës së Kombeve.

Tashmë, tetë pretendentët janë përcaktuar dhe gara për trofeun hyn në një fazë edhe më interesante.

Reklamë