Kalo te përmbajtja
Të fundit

Real Madridi blindon Arda Gulerin, talenti turk firmos kontratë të re deri në vitin 2032

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Real Madridi blindon Arda Gulerin, talenti turk firmos kontratë të re deri në vitin 2032

Real Madridi ka siguruar të ardhmen e një prej talenteve më premtues të skuadrës, duke zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me Arda Guler deri më 30 qershor të vitit 2032.

Mesfushori turk, i cili tashmë është 21-vjeçar, ka arritur marrëveshje të re me klubin madrilen, që konfirmon besimin e madh të drejtuesve te potenciali dhe rëndësia e tij për projektin e ardhshëm të gjigantit spanjoll.

Reklamë

Guler u transferua te Real Madridi në korrik të vitit 2023 nga Fenerbahce, kur ishte vetëm 18 vjeç. Që prej asaj kohe, ai ka bërë hapa të rëndësishëm në karrierën e tij, duke u shndërruar gradualisht në një prej futbollistëve të rëndësishëm të skuadrës.

Në total, talenti turk ka regjistruar 126 paraqitje zyrtare me fanellën e “Los Blancos”, duke qenë pjesë e ekipit në fitimin e pesë trofeve të rëndësishëm.

Gjatë aventurës së tij në Madrid, Guler ka festuar triumfin në Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube, Superkupën e Evropës, La Liga dhe Superkupën e Spanjës.

Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re as në aspektin individual. Në shtator të këtij viti, ai u shpall lojtari më i mirë i ri i edicionit 2025/26 në Ligën e Kampionëve, duke konfirmuar potencialin e madh që posedon.

Përveç suksesit në nivel klubesh, Guler është një prej emrave të rëndësishëm edhe në përfaqësuesen e Turqisë, me të cilën deri më tani ka zhvilluar 38 ndeshje.

Me këtë marrëveshje afatgjatë, Real Madridi jo vetëm që siguron shërbimet e një prej talenteve më të spikatur të futbollit turk, por edhe dëshmon se e sheh atë si një pjesë të rëndësishme të së ardhmes së klubit.

Reklamë