Kalo te përmbajtja
Të fundit

Shkollat e Prishtinës bëhen me 22 asistentë të rinj për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Shkollat e Prishtinës bëhen me 22 asistentë të rinj për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore

Shkollat e Prishtinës do të kenë 22 asistentë të rinj për mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

Reklamë

Elshani ka thënë se, ndonëse nevojat për asistentë janë ende më të mëdha, komuna po punon që secili fëmijë të marrë kujdesin, vëmendjen dhe mbështetjen e nevojshme gjatë procesit arsimor.

Në fund të postimit, ai ka theksuar synimin që të ketë asistent për çdo nxënës që ka nevojë për mbështetje.

“E di që nevojat janë edhe më të mëdha, por po punojmë që çdo fëmijë të ketë kujdesin, vëmendjen dhe mbështetjen që meriton. Asistent për çdo nxënës që ka nevojë për mbështetje!”, thuhet tutje në njoftim.

Reklamë