Kalo te përmbajtja
Të fundit

Shtyhet rishqyrtimi i Ligjit për Specialen, Kuvendi vazhdon me seancën e rregullt

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Shtyhet rishqyrtimi i Ligjit për Specialen, Kuvendi vazhdon me seancën e rregullt

Është shtyrë deri në një njoftim të ardhshëm seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën ishte paraparë rishqyrtimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, raporotn Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola, i cili tha se vendimi për shtyrje është marrë pas diskutimeve me grupet parlamentare.

Reklamë

“Pas diskutimeve me grupet parlamentare, konsideruam që seanca e cila është thirr me 3 pika për vazhdim sot në orën 10, të shtyhet deri në njoftimin e ardhshëm”, tha ai.

Gola bëri të ditur se Kuvendi do t’i vazhdojë punimet me seancën e rregullt.

Në seancën e shtyrë, përveç rishqyrtimit të Ligjit për Specialen, ishte paraparë edhe votimi i dy propozim-rezolutave, njëra për mungesën e barnave onkologjike dhe tjetra për gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Reklamë