Kalo te përmbajtja
Të fundit

“Pacientët vazhdojnë t’i blejnë vetë barnat”, Deliu-Kodra me akuza ndaj ministrit Vitia

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

“Pacientët vazhdojnë t’i blejnë vetë barnat”, Deliu-Kodra me akuza ndaj ministrit Vitia

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka ngritur shqetësimin për mungesën e barnave në Kosovë, duke thënë se suspendimi i katër farmacistëve nuk e zgjidh problemin me furnizimin e pacientëve me terapi.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Deliu-Kodra ka pyetur nëse ky vendim do të ndikojë që pacientët të mos detyrohen më t’i blejnë vetë barnat dhe terapitë e tyre.

Reklamë

Ajo theksoi se problemi i furnizimit me barna nuk lidhet vetëm me farmacistët që i shpërndajnë ato, por edhe me planifikimin, prokurimin dhe menaxhimin e barnave.

“A mendon dikush që me suspendimin e katër farmacistëve zgjidhet problemi i mungesës së barnave në Kosovë? A do të thotë kjo se prej nesër pacientët nuk do të detyrohen t’i blejnë vetë terapitë e tyre? A nënkupton kjo se barnat esenciale do të jenë në dispozicion të pacientëve në çdo kohë? Sigurisht që jo. Problemi i furnizimit nuk fillon dhe nuk përfundon te farmacisti që i jep barnat. Problemi lidhet me planifikimin, prokurimin dhe menaxhimin e barnave”, tha ajo. /kp/

Reklamë