Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka thënë se policët e lënduar në aksidentin në Skenderaj po trajtohen në Klinikën e Ortopedisë.
Ai ka thënë se pesë të lënduarit në aksidentin në fshatin Çubrel të Skenderajt në mesin e tyre edhe 4 policë janë në gjendje stabile.
“Të lënduarit e aksidentit janë trajtuar mbrëmë në Qendrën Emergjente, gjendja e tyre ka qenë stabile, pastaj janë transferuar në Klinikën e Ortopedisë për vazhdim të trajtimit”, ka thënë Syla.Në aksidentin e së dielës mbrëma tre person, anëtarë të familjes Gashi nga Peja humbën jetën ku një veturë civile u aksidentua me një veturë të policisë.
Inspektorati i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se nga hetimet e para dyshohet se aksidenti u shkaktua nga polici që drejtonte veturën zyrtare i cili është suspenduar.