Një grua nga Ferizaj ka raportuar në Polici se është dhunuar nga një burrë.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur më 12 gusht ndërkohë që është raportuar të hënën, më 19 gusht.
“Më 19.08.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se në datën e cekur i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Tutje, në raportin policor thuhet se rasti është duke u hetuar, derisa nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar.





