Ngordh Perry, gomari që ishte frymëzim për personazhin e filmit “Shrek”

Donkey Perry, i cili shërbeu si frymëzim për personazhin e filmit të animuar “Shrek”, ka ngordhur në moshën 30-vjeçare, raportojnë mediat amerikane.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Qendra e Kafshëve “Baron Park” në qytetin Palo Alto të Kalifornisë.

“Ai ishte një anëtar i dashur i komunitetit tonë dhe lajmi për ngordhjen e tij do të prekë shumë njerëz,” tha qendra.

Një nga animatorët që ka punuar në filmin “Shrek”, Mike Holland, kujton se Perry ishte frymëzimi për personazhin e atij filmi.

Zëri i gomarit, i cili ishte miku besnik i Shrekut, u rregjistrua në film nga komediani i famshëm Eddie Murphy.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA