Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pasi ka ushtruar të drejtën e tij të votës, ka theksuar rëndësinë e stabilitetit politik dhe respektimit të mandatit qeverisës deri në fund.
“Është mirë që edhe në të ardhmen të mos rrëzohen qeveritë para kohe, sepse kështu çdo qeveri ka mundësinë të realizojë programin e saj dhe qytetarët mund ta vlerësojnë punën e saj plotësisht”, u shpreh ai në një intervistë për ATV-në.
Mustafa tha gjithashtu se zgjedhjet e rregullta i japin kohë subjekteve politike të organizohen më mirë dhe të ofrojnë zgjidhje më të mira për qytetarët, duke shmangur pasigurinë e krizave politike të shpeshta. /atvlive.tv