Një pallat 12-katësh në kompleksin “Arlis” pranë QSUT në Tiranë është përfshirë nga flakë të mëdha, duke u shkrumbuar thuajse tërësisht. Zjarri dyshohet se ka nisur në një market në katin e parë dhe më pas është përhapur me shpejtësi në gjithë godinën.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikës, policia dhe forca të emergjencës, si dhe helikopterë që kanë ndihmuar nga ajri për shuarjen e flakëve.
Raportohet se 7 persona janë asfiksuar nga tymi dhe janë dërguar për trajtim në QSUT, ndërsa evakuimi i banorëve është bërë me vështirësi për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit.






