12.7 C
Pristina
Tuesday, April 14, 2026

Gjatë një muaji, 55 persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës

Për muajin mars 2026, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka publikuar raportin statistikor lidhur me shtetësinë, migracionin dhe mbrojtjen ndërkombëtare, duke dhënë një pasqyrë të zhvillimeve kryesore në këtë fushë. Sipas të dhënave, në Qendrën e Përkohshme të Pritjes për migrantë kanë qenë të akomoduar 75 persona, ndërsa në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj janë ndaluar 5 persona. Ndërkohë, në Qendrën e Azilit janë regjistruar gjithsej 20 aplikime për mbrojtje ndërkombëtare.

Sa i përket shtetësisë, gjatë këtij muaji 50 persona kanë fituar shtetësinë e Kosovës, 333 persona kanë ri-fituar atë, ndërsa 55 persona janë liruar nga shtetësia. Në fushën e migracionit dhe kthimeve, janë regjistruar 55 persona të ripranuar në vend, si dhe janë lëshuar vendime për kthim në vendin e origjinës, një pjesë e të cilave janë edhe ekzekutuar.

Raporti tregon gjithashtu një numër të lartë të lejeqëndrimeve të përkohshme, me 857 të tilla të lëshuara gjatë marsit, krahasuar me 30 lejeqëndrime të përhershme. Po ashtu, janë regjistruar 95 kërkesa për verifikim të vizave.

Këto të dhëna pasqyrojnë një aktivitet të shtuar në menaxhimin e migracionit dhe shtetësisë në Kosovë, duke përfshirë trajtimin e aplikimeve për azil, rregullimin e statusit të të huajve dhe proceset e kthimit në vendet e origjinës.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA