Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se nëse Kosova shkon në zgjedhje, fajtori është Kryeministri Albin Kurti.
Ajo tha Kurti është i vetmi fajtor, sepse ka 66 deputetë dhe nuk po arrin ta mundësojë zgjedhjen e Presidentit.
“Nëse vendi shkon në zgjedhje sërish, përgjegjës i vetëm është Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, ata e kanë një shumicë parlamentare prej 66 deputetësh, PDK i ka 22, nëse PDK është e papërshatshme janë edhe 98 deputetë të tjerë që mund të arrijnë marrëveshje. Po ashtu 6 deputetë të AAK-së janë përjashtuar fare nga Albin Kurti, ndërsa siç ka pasur deklarime zonja Osmani ka pasur mbështetjen e LDK, por Kurti kërkonte 83, 84, lojëra me fjalë”, ka thënë ajo në T7.
Sipas Çitakut, Kurti është munduar që PDK’në “ta fus në lojën e emrave”, sa i përket çështjes së presidentit.
“Ne ia kemi qartësuar në komunikimin që Hamza ka pas me Kurtin, që ne si PDK këtë proces e trajtojmë shumë seriozisht dhe ne nuk duhet të hyjmë në një lojë të simulimit të një procesi politik pa asnjë përmbajtje…”, tha Çitaku.






