Kalo te përmbajtja
Të fundit

Goditje për Kosovën, Lumbardh Dellova humb dy ndeshjet e radhës

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Goditje për Kosovën, Lumbardh Dellova humb dy ndeshjet e radhës

Kombëtarja e Kosovës ka marrë një lajm jo të mirë në prag të dy përballjeve të fundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, pasi mbrojtësi Lumbardh Dellova nuk do të jetë në gjendje të paraqitet në ndeshjet ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se qendërmbrojtësi nuk është i gatshëm fizikisht për të ndihmuar përfaqësuesen. Për këtë arsye, ai është liruar nga grumbullimi.

Reklamë

Mungesa e 27-vjeçarit përbën një problem shtesë për përzgjedhësin Franco Foda, i cili humb një tjetër opsion në repartin defensiv në prag të dy sfidave të rëndësishme.

Dellova kishte pasur probleme me lëndime edhe gjatë muajit tetor, kur pësoi një dëmtim në përballjen e Amedsporit ndaj Genclerbirligit në kampionatin turk. Pas ekzaminimeve me rezonancë magnetike, klubi kishte konfirmuar lëndimin, ndërsa rikuperimi i tij parashihej të zgjaste rreth një muaj.

Edhe pse mbrojtësi kishte shprehur dëshirën për t’iu bashkuar Kombëtares dhe për të qenë në dispozicion të Fodës, gjendja fizike nuk ia ka mundësuar një gjë të tillë. Ndërkohë, FFK-ja i ka uruar atij shërim sa më të shpejtë dhe rikthim të suksesshëm në fushën e gjelbër.

Por Dellova nuk është mungesa e vetme në kampin e Kosovës. Edhe Valmir Matoshi dhe Erblin Osmani janë jashtë planeve për këto dy ndeshje, për shkak të lëndimeve të pësuara në klubet e tyre.

Po ashtu, Albian Hajdari dhe Vesel Demaku nuk janë përfshirë në grumbullim, pasi vazhdojnë procesin e rikuperimit nga lëndimet.

Kështu, Franco Foda do të duhet të gjejë zgjidhje alternative në mbrojtje, në një moment kur Kosovën e presin dy përballje të rëndësishme në përmbyllje të edicionit të Ligës së Kombeve.

Reklamë