Pagat u ekzektuan, Azemi: Presim që sa më shpejtë punëtorët teknikë të shkollave të nisin punën

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në një konferencë për media ka deklaruar se kanë marrë rrezikun për t’i ftuar në takim punëtorët teknikë të shkollave të Prishtinës, pa e ditur se a do të procedohen pagat me qëllim që ata të fillojnë sa më shpejt punën, raporton Ekonomia Online
Azemi ka thënë se, pavarësisht pasigurisë nëse bankat do t’i procesojnë pagesat, kanë vendosur të ndërmarrin këtë hap.
Reklamë
“Me këtë që sot kam thirrur takimin në ora 15: 00, edhe pse s’kam qenë shumë i sigurtë se bankat do t’i procesojnë, kam marrë rrezikun, me qëllim që t’i dërgojmë edhe komunës, edhe të gjithë akterëve të tjerë, po ne presim çdo minutë që të fillojmë sa më shpejt me punë, sepse nuk duam të humbim. I ka mbajtë komuna e Prishtinës, ja pafshit hajrin, shpresoj që prej këtij muaji, të tjerat e të tjera”, tha Azemi.
Ai ka falënderuar punëtorët për mbështetjen dhe angazhimin, duke mohuar se grevat kanë pasur ndonjë prapavijë tjetër, përveç kërkesave sociale dhe pagave.
“Një faleminderit për gjithçka, po themi, jo njëherë, shumë herë keni qenë të mrekullueshëm. Këto greva nuk kanë pasur asnjë prapavijë. Kudo qoftë, çka do qoftë, që thotë, ka qenë ekskluzivisht për çështje sociale, ekskluzivisht ka qenë për pagën tonë, çka na e garanton vendimi i qeverisë së Kosovës”, u shpreh ai.
Kreu i Sindikatës së Sektorit Privat ka folur edhe për kërkesën e tyre për rritjen e pagës minimale në 600 euro nga 1 janari, duke thënë se këtë kërkesë ia kanë paraqitur edhe Qeverisë së Kosovës.
“Ne e thamë qeverisë së Kosovës që nga janari, sepse Këshilli Ekonomik social duhet të mblidhet në fund të çdo viti, dhe paga prej 500 € pse është minimumi i minimumit, së paku prej 1 janarit presim që ajo të jetë 600 €. Në të kundërtën, na duhet me i shty ne vetë procesin përpara”, tha Azemi.
Reklamë









