Kalo te përmbajtja
Të fundit

Policia paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga blerësit që kërkojnë të dhënat bankare

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Policia paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga blerësit që kërkojnë të dhënat bankare

Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes gjatë shitjes së produkteve përmes platformave online, pas evidentimit të rasteve të mashtrimit përmes linqeve të rreme që synojnë marrjen e të dhënave bankare.

Sipas Policisë, personat e dyshuar kontaktojnë qytetarët që kanë publikuar produkte për shitje, paraqiten si blerës të interesuar dhe më pas u dërgojnë vegëza mashtruese, përmes të cilave kërkojnë të dhënat e kartelave bankare, kinse për të realizuar pagesën.

Reklamë

Për të shmangur këto raste, Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos hapin linqe të dyshimta dhe të mos japin të dhënat e kartelave bankare, përfshirë numrin, datën e skadimit, kodin CVV/CVC apo kodet e konfirmimit bankar.

Gjithashtu, qytetarët këshillohen që çdo kërkesë për pagesë ta verifikojnë vetëm përmes kanaleve zyrtare të bankës ose platformës përkatëse.

Në rast se kanë ndarë të dhënat bankare në faqe të dyshimta, Policia rekomandon që menjëherë të kontaktojnë bankën për bllokimin e kartelës dhe rastin ta raportojnë në organet e rendit.

“Për të shitur online, nuk keni nevojë të zbuloni të dhënat e kartelës suaj bankare”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Reklamë