Kalo te përmbajtja
Të fundit

Çitaku priti Prattipatin, diskutuan për zhvillimet aktuale dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Çitaku priti Prattipatin, diskutuan për zhvillimet aktuale dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën diskutoi për zhvillimet aktuale politike dhe perspektivën euroatlantike të vendit.

Çitaku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve për forcimin e shtetësisë, zhvillimin demokratik dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Reklamë

Në përmbyllje, Çitaku ritheksoi gatishmërinë e PDK-së për të kontribuar në proceset me interes shtetëror dhe për të bashkëpunuar ngushtë me partnerët amerikanë në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe integrimit euroatlantik të Kosovës. /Telegrafi

Reklamë