Kalo te përmbajtja
Të fundit

Vazhdojnë të shiten biletat për ndeshjen Kosovë – Izrael, lirohen edhe sektorët e rezervuar për mysafirët

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Vazhdojnë të shiten biletat për ndeshjen Kosovë – Izrael, lirohen edhe sektorët e rezervuar për mysafirët

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se vazhdon shitja e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Një mundësi shtesë për tifozët e “Dardanëve” është krijuar pas konfirmimit zyrtar nga Federata e Futbollit e Izraelit se tifozët izraelitë nuk do të udhëtojnë drejt Kosovës.

Reklamë

Si rrjedhojë, sektori i tribunave që fillimisht ishte rezervuar për tifozët mysafirë, në përputhje me rregulloret e UEFA-s, tashmë është liruar dhe biletat për këto vende janë vënë në dispozicion të tifozëve vendas.

Përmes një njoftimi, FFK-ja ka ftuar të gjithë përkrahësit e Kombëtares që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të siguruar biletat dhe për të qenë sa më të shumtë në numër në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Tifozët mund t’i blejnë biletat përmes platformës online në linkun e postuar në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit në Facebook.

Kujtojmë se përballja ndaj Izraelit është një nga dy ndeshjet e fundit të Kosovës në këtë edicion të Ligës së Kombeve, ndërsa mbështetja nga tribunat pritet të jetë një motiv shtesë për futbollistët e përfaqësueses.

Dardanët synojnë të kenë përkrahje sa më të madhe në këtë sfidë të rëndësishme në shtëpi.

Reklamë