Kalo te përmbajtja
Të fundit

Kosova kërkon hakmarrjen sportive ndaj Italisë në kualifikimet për Botërorin 2028

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Kosova kërkon hakmarrjen sportive ndaj Italisë në kualifikimet për Botërorin 2028

Kombëtarja e Kosovës në futsall zbret sonte në parket për një tjetër sfidë të rëndësishme në rrugëtimin drejt Kupës së Botës 2028, ku do të përballet me Italinë në ndeshjen e kthimit të Grupit 10, në kuadër të raundit kryesor kualifikues.

Dardanët do të luajnë në palestrën “PalaDisfida” në Barletta, me fillim nga ora 20:00, me synimin për të marrë një rezultat pozitiv dhe për të kompensuar humbjen e pësuar në përballjen e parë.

Reklamë

Ndeshja e zhvilluar në Prishtinë disa ditë më parë ishte mjaft dramatike dhe përfundoi me fitoren e italianëve me rezultat 4-3.

Pavarësisht humbjes, Kosova tregoi se mund të rivalizojë me përfaqësuesen italiane, ndërsa në atë takim Ramadan Alaj ishte protagonist me dy gola të realizuar. Një tjetër gol për Dardanët e shënoi Fitim Krasniqi.

Në anën tjetër, për Italinë realizuan Michele Podda, Giovanni Pulvirenti, Carmelo Musumeci dhe Giuliano Fortini.

Përballja e sotme paraqet një tjetër mundësi për futsallistët kosovarë që të dëshmojnë vlerat e tyre dhe të luftojnë deri në fund për një rezultat që do t’i mbante në garë në këto kualifikime.

Pas duelit me Italinë, Kosova do të vazhdojë aventurën kualifikuese më 24 shkurt, kur në program është ndeshja ndaj Gjeorgjisë.

Reklamë