Kalo te përmbajtja
Të fundit

Kurti takohet me përfaqësuesit francezë, diskutohet organizimi i “Prishtina 2030”

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Kurti takohet me përfaqësuesit francezë, diskutohet organizimi i “Prishtina 2030”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të lartë francezë, ku në fokus ishte përgatitja dhe organizimi i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Në këtë takim morën pjesë ambasadori francez për Sportin, Damien Combredet-Blassel, ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, si dhe përfaqësues të France Sport Expertise, të cilët kanë pasur rol në organizimin e Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

Reklamë

Gjatë diskutimeve u trajtuan çështje të rëndësishme që lidhen me përgatitjet për këtë ngjarje sportive, duke përfshirë bashkëpunimin ndërinstitucional, zhvillimin e infrastrukturës dhe mënyrën e menaxhimit të organizimit.

Kurti bëri të ditur se nga përfaqësuesit francezë morën këshilla konkrete për hapat që duhet të ndërmerren në vazhdim, duke theksuar rëndësinë e planifikimit dhe ndarjes së qartë të përgjegjësive.

Sipas tij, prioritet duhet të jenë qeverisja dhe menaxhimi, procedurat e prokurimit, zbatimi i projekteve, përcaktimi i afateve kohore, si dhe sigurimi i kostove dhe burimeve të financimit.

Kryeministri gjithashtu theksoi se Franca mbetet një partnere e rëndësishme e Kosovës në këtë projekt madhor sportiv.

Ai rikujtoi marrëveshjen e kredisë me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD), e cila parasheh investime në infrastrukturën e nevojshme për Lojërat Mesdhetare, si dhe Deklaratën e Synimit për themelimin e një komiteti të përbashkët për organizimin e tyre, të nënshkruara në fund të muajit korrik.

Kosova tashmë ka nisur përgatitjet për “Prishtina 2030”, me synimin që kjo ngjarje të organizohet në nivelin e duhur dhe të shërbejë si një mundësi e rëndësishme për zhvillimin e sportit dhe infrastrukturës në vend.

Reklamë