Kalo te përmbajtja
Të fundit

Vincent Kompany rikthehet te Bayerni pas problemeve shëndetësore

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Vincent Kompany rikthehet te Bayerni pas problemeve shëndetësore

Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, ka bërë një hap të rëndësishëm drejt rikthimit në punë, pasi është paraqitur sërish në zyrat e klubit në “Säbener Straße”, pothuajse tri javë pas problemeve shëndetësore që e detyruan të qëndronte jashtë aktiviteteve.

Trajneri belg ishte rrëzuar gjatë një seance stërvitore më 23 tetor dhe ishte dërguar me urgjencë në spital, ku iu diagnostikua acarim i meningjeve.

Reklamë

Sipas gazetarit të Bild, Philipp Kessler, Kompany tashmë ka rifilluar punën, por për momentin do të merret kryesisht me përcjelljen e programeve të rikuperimit për futbollistët e lënduar. Rikthimi i tij në bankinën e Bayernit pritet në ndeshjen e Bundesligës ndaj Kolnit, më 20 nëntor.

Megjithatë, klubi bavarez ende nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar për datën e rikthimit të trajnerit.

Kompany përfundoi në spitalin Klinikum rechts der Isar në Mynih, ku qëndroi për gati një javë. Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, kishte sqaruar se bëhej fjalë për acarim të meningjeve dhe jo meningjit, pasi gjendja e tij nuk përfshinte inflamacion.

Pas daljes nga spitali, trajneri vazhdoi rikuperimin në shtëpi, ndërsa klubi vendosi që rikthimi i tij të bëhej vetëm me miratimin e mjekëve.

Gjatë mungesës së belgut, skuadra u drejtua nga ndihmësi Aaron Danks, duke arritur rezultate pozitive, përfshirë një fitore bindëse ndaj Magdeburgut në Kupën e Gjermanisë dhe vazhdimin e ecurisë së mirë në kampionat.

Ndërkohë, presidenti i nderit të Bayernit, Uli Hoeness, kishte paralajmëruar se Kompany mund të rikthehej pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare.

Kështu, rikthimi i trajnerit belg po afrohet, por Bayern Munich dëshiron të sigurohet që ai të jetë plotësisht i gatshëm për t’u kthyer në bankinë.

Reklamë