Kalo te përmbajtja
Të fundit

Betim Fazliji i bashkohet Kosovës para dy ndeshjeve vendimtare në Ligën e Kombeve

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Betim Fazliji i bashkohet Kosovës para dy ndeshjeve vendimtare në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Kosovës ka marrë një përforcim në prag të dy ndeshjeve të fundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Mbrojtësi Betim Fazliji i është bashkuar grumbullimit të “Dardanëve” dhe do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda.

Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), e cila ka bërë të ditur se futbollisti i St. Gallenit ka mbërritur në kampin e përfaqësueses.

Reklamë

Kosovën e presin dy përballje të rëndësishme në kuadër të Grupit B3, ku synimi është që edicioni të mbyllet me rezultate sa më pozitive. Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, ekipi i drejtuar nga Foda pozicionohet në vendin e dytë me pesë pikë, tri më pak se liderja Austria.

Fillimisht, Kosova do të përballet me Izraelin më 14 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa më 17 nëntor do të udhëtojë drejt Dublinit, ku do të zhvillojë ndeshjen kundër Republikës së Irlandës.

Fazliji, 27-vjeçar, pritet t’i japë më shumë alternativa përzgjedhësit Foda në repartin e mbrojtjes, veçanërisht në një moment kur gjendja e Lumbardh Dellovës mbetet e paqartë për shkak të shqetësimeve fizike pas një lëndimi të pësuar te klubi i tij.

Kujtojmë se mbrojtësi i St. Gallenit kishte kaluar një periudhë të vështirë për shkak të lëndimeve, ndërsa në maj të këtij viti ishte rikthyer te Kosova pas një mungese të gjatë.

Tashmë mbetet të shihet nëse Fazliji do të marrë minuta në dy sfidat e ardhshme, ku Kosova synon të konfirmojë pozitën e saj në grup dhe ta përmbyllë me sukses këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Reklamë