NBA: Lakers, Spurs dhe Warriors vazhdojnë seritë e fitoreve

Elita e basketbollit amerikan, NBA, ka vazhduar edhe sot me disa përballje interesante.
Lideri i Konferencës së Perëndimit, Los Angeles Lakers, ka regjistruar fitoren e gjashtë radhazi, pasi kësaj radhe mposhti Atlanta Hawks me rezultat 124-114.
Reklamë
Luka Doncic udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores me 32 pikë, tetë kërcime e 10 asistime, derisa kontribut dha edhe Sandro Mamukelashvili me 23 pikë e tetë kërcime.
Nga ana tjetër, CJ McCollum u dallua me 21 pikë, ndërsa Nickeil Alexander-Walker shtoi edhe 20 të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore.
Hawks renditen në vendin e katërt në Konferencën e Lindjes.
Të pandalshëm këtë sezon janë edhe San Antonio Spurs, duke regjistruar fitoren e nëntë radhazi, pas triumfit ndaj Phoenix Suns me shifrat 122-96.
Si gjithmonë, ylli francez Victor Wembanyama shkëlqeu edhe në këtë ndeshje me 40 pikë e 11 kërcime, derisa Dylan Harper shtoi 17 pikë në këtë fitore.
Te skuadra humbëse, më efikasi ishte Devin Booker me 32 pikë.
Kujtojmë se Spurs renditen në vendin e dytë në tabelën e Perëndimit, derisa Suns zënë vendin e 12-të.
Me tetë fitore radhazi po shkëlqen edhe skuadra e Golden State Warriors.
“Luftëtarët” mposhtën New Orleans Pelicans me rezultat 138-87.
Më meritorët për këtë fitore ishin Stephen Curry me 25 pikë e pesë kërcime. Me po aq pikë u dallua edhe Brandin Podziemski, ndërsa Yaxel Lendeborg kontribuoi me 23 pikë.
Nga ana tjetër, paraqitje të mirë pati Derik Queen me 16 pikë, por që ishin të pamjaftueshme për ta evituar humbjen.
Warriors pozicionohen në vendin e katërt në Perëndim, derisa Pelicans renditen në vendin e 11-të.
Reklamë









