Kalo te përmbajtja
Të fundit

Trajneri Hossam Hassan shkarkohet nga Kombëtarja e Egjiptit

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Trajneri Hossam Hassan shkarkohet nga Kombëtarja e Egjiptit

Një histori e pazakontë ka tronditur futbollin egjiptian. Hossam Hassan nuk është më përzgjedhës i Kombëtares së Egjiptit, pasi Federata Egjiptiane e Futbollit ka vendosur t’i japë fund bashkëpunimit me të, pas një sërë polemikash që kanë dëmtuar imazhin e përfaqësueses.

Sipas raportimeve të mediave, në qendër të kësaj situate është një incident i ndodhur në gusht të vitit 2026, në një hotel në resortin Porto Marina, ku bashkëshortja dhe ish-bashkëshortja e trajnerit u përfshinë në një përleshje fizike.

Reklamë

Ngjarja shkaktoi kaos në hotel, ndërsa dëshmitarët raportuan për britma dhe hedhje objektesh, duke detyruar stafin të ndërhynte. Situata thuhet se ndikoi rëndë edhe te vetë Hassani, i cili sipas raportimeve humbi ndjenjat dhe u dërgua në spital.

Federata nuk e përmendi drejtpërdrejt incidentin në njoftimin zyrtar, por bëri të ditur se vendimi erdhi pas ngjarjeve të fundit, të cilat kishin ndikuar negativisht në imazhin dhe stabilitetin e Kombëtares.

Shkarkimi është edhe më i bujshëm për faktin se Hassani kishte arritur rezultate të rëndësishme sportive. Gjatë drejtimit të Egjiptit, ai regjistroi 21 fitore, 10 barazime dhe shtatë humbje në 38 ndeshje, ndërsa e udhëhoqi ekipin deri në fazën e 16 më të mirëve të Kupës së Botës 2026.

Megjithatë, karriera e tij në krye të përfaqësueses është shoqëruar edhe me polemika të tjera, përfshirë një pezullim nga FIFA pas ndeshjes ndaj Argjentinës.

Ndërkohë, Egjipti nuk ka humbur kohë për të gjetur pasuesin. Në vendin e Hassanit është emëruar Ali Maher, ish-trajneri i Ceramica Cleopatra.

Kështu, një periudhë që nisi me ambicie të mëdha për Hossam Hassanin përfundon mes polemikave dhe një vendimi që ka bërë bujë të madhe në futbollin egjiptian.

Reklamë