Kalo te përmbajtja
Të fundit

Gjykata Supreme vendos: Policia s’mund t’ua mbajë patentë-shoferët më shumë se tetë ditë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Gjykata Supreme vendos: Policia s’mund t’ua mbajë patentë-shoferët më shumë se tetë ditë

Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallur të paligjshëm dhe e ka shfuqizuar paragrafin 3 të nenit 17 të Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Punëve të Brendshme Nr. 05/2023 për Procedurat e Kundërvajtjes, i cili kushtëzonte kthimin e patentë-shoferit me përfundimin e masës mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjetit.

Vendimi është marrë pas padisë së 28 qytetarëve kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës, me të cilën ishte kërkuar shfuqizimi i pjesshëm i këtij akti nënligjor.

Reklamë

Në arsyetimin e saj, Gjykata Supreme ka vlerësuar se marrja e përkohshme e patentë-shoferit nga policia dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit janë dy institute të ndryshme juridike dhe nuk duhet të ngatërrohen.

Duke iu referuar Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, Gjykata ka konstatuar se policia mund ta mbajë përkohësisht patentë-shoferin për një periudhë jo më të gjatë se tetë ditë.

Sipas Gjykatës, kushtëzimi i kthimit të dokumentit deri në përfundimin e masës mbrojtëse, e cila mund të zgjasë tre, gjashtë apo dymbëdhjetë muaj, është në kundërshtim me ligjin.

Gjykata ka theksuar se një akt nënligjor nuk mund të zgjerojë kompetencat e përcaktuara me ligj dhe as të vendosë kufizime shtesë pa bazë ligjore.

Ndërkaq, kërkesa për shfuqizimin e paragrafëve 1 dhe 2 të të njëjtit nen është refuzuar si e pabazuar, pasi këto dispozita janë vlerësuar si procedurale dhe organizative.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’