Kalo te përmbajtja
Të fundit

Laura Fazliu synon medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dhabit

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Laura Fazliu synon medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dhabit

Xhudistja kosovare Laura Fazliu e ka nisur me dy fitore paraqitjen në Grand Slamin e xhudos, që po zhvillohet në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, por është ndalur në gjysmëfinale. Tashmë, ajo do të ketë mundësinë të luftojë për medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Fazliu, e cila garon në kategorinë deri në 63 kilogramë, ishte e lirë në xhiron e parë, ndërsa garat i nisi nga xhiroja e dytë, ku mposhti me ‘waza-ari’ portugezen Joana Crisostomo.

Reklamë

Në çerekfinale, xhudistja kosovare vazhdoi me paraqitje të mirë, duke triumfuar me ‘ippon’ ndaj garueses vendase, Tsendbazar Mashbat, dhe duke siguruar një vend në gjysmëfinale.

Megjithatë, në këtë fazë ajo u mposht nga polakja Angelika Szymanska, duke humbur mundësinë për të luftuar për medaljen e artë.

Pavarësisht kësaj humbjeje, gara për Laurën nuk ka përfunduar. Ajo do të rikthehet në tapet përmes repesazhit, ku do të kërkojë fitoren që do t’i mundësonte të luftonte për medaljen e bronztë.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’