Akil Gjakova synon medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dhabit

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka nisur me dy fitore paraqitjen në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi, por është ndalur në çerekfinale. Megjithatë, garuesi pejan ende ka mundësi për medalje, pasi do ta kërkojë të bronztën përmes repesazhit.
Gjakova, i cili garon në kategorinë deri në 73 kilogramë, ishte i lirë në xhiron e parë, ndërsa në xhiron e dytë arriti të mposhtë me ‘ippon’ izraelitin Ohad Moritz.
Reklamë
Në xhiron e tretë, xhudisti kosovar u përball me një kundërshtar shumë të fortë, bartësin e parë të garës dhe nënkampionin aktual të botës, Makhmadbek Makhmadbekov.
Megjithatë, Gjakova zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer dhe arriti ta mposhtë edhe atë me ‘ippon’ në kohën shtesë, duke siguruar një vend në çerekfinale.
Në këtë fazë, pejani u përball me garuesin vendas Hidayat Heydarov, por kësaj radhe nuk arriti të triumfojë, duke pësuar humbje në vazhdimin e ndeshjes.
Pavarësisht kësaj humbjeje, Gjakova mbetet në garë për medalje. Ai do të vazhdojë garat në repesazh, ku fillimisht do të përballet me francezin Joan-Benjamin Gaba, me synimin për të siguruar mundësinë e luftës për medaljen e bronztë.
Reklamë











