Kalo te përmbajtja
Të fundit

Milani dhe Interi arrijnë marrëveshje prej 650 milionë eurosh, stadiumi i ri do të quhet “Generali Stadium”

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Milani dhe Interi arrijnë marrëveshje prej 650 milionë eurosh, stadiumi i ri do të quhet “Generali Stadium”

Milani dhe Interi kanë arritur marrëveshje me kompaninë e sigurimeve Generali për të drejtat e emërtimit të stadiumit të tyre të ri, i cili do të mbajë emrin “Generali Stadium”.

Sipas raportimeve të ESPN-së, marrëveshja kap vlerën e 650 milionë eurove për një periudhë prej 20 vjetësh, duke u renditur ndër marrëveshjet më të mëdha për të drejtat e emërtimit të një stadiumi në historinë e sportit.

Reklamë

Dy klubet nga Milano janë të vendosura të largohen nga stadiumi legjendar “San Siro”, për t’i hapur rrugë ndërtimit të një impianti të ri, i cili do të ketë kapacitet prej 71.500 ulësesh.

Stadiumi i ri do të ndërtohet pranë objektit aktual, në një hapësirë që aktualisht shfrytëzohet si parking. Projekti është realizuar nga kompanitë projektuese Foster+Partners dhe MANICA, ndërsa arkitektura e tij do të frymëzohet nga katedralja e famshme e Milanos, Duomo.

Punimet për ndërtimin e stadiumit pritet të nisin në vitin 2028, ndërsa ndeshja e parë synohet të zhvillohet në sezonin 2031/32, në varësi të marrjes së të gjitha miratimeve të nevojshme.

Milani dhe Interi e kanë blerë tokën nga Komuna e Milanos për 197 milionë euro, ndërsa projekti mbështetet nga pronarët e dy klubeve, RedBird Capital Partners dhe Oaktree.

Me këtë projekt, dy gjigantët italianë synojnë të krijojnë një stadium modern, i cili jo vetëm do të zëvendësojë “San Siron” legjendar, por edhe do të shërbejë si një burim i rëndësishëm të ardhurash për të ardhmen e tyre.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’