Kalo te përmbajtja
Të fundit

Derbi Prishtina – Trepça në qendër të vëmendjes, këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e shtatë e ProCredit Superligës

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Derbi Prishtina – Trepça në qendër të vëmendjes, këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e shtatë e ProCredit Superligës

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së shtatë, e cila njëkohësisht shënon përfundimin e rrethit të parë të garave. Në program janë katër përballje, ndërsa vëmendja kryesore do të jetë te derbi i madh ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Xhiroja hapet të shtunën, nga ora 17:00, në palestrën “13 Qershori”, ku Golden Eagle Ylli do të përballet me Rahovecin 029. Therandasit synojnë të rikthehen te fitorja pas humbjes nga Trepça, ndërsa mysafirët vijnë në këtë takim me moral të lartë, pas dy fitoreve radhazi ndaj Pejës dhe Vëllaznimit.

Reklamë

Përballja e dytë e së shtunës zhvillohet nga ora 19:30 në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, ku Vëllaznimi pret Bashkimin. Skuadra vendase ka regjistruar vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e para dhe do të kërkojë rezultat pozitiv para tifozëve të saj.

Të dielën, nga ora 17:00, Peja do të jetë nikoqire e Borës. Pejanët synojnë t’i japin fund serisë prej katër humbjeve radhazi në kampionat, ndërsa Bora udhëton drejt Pejës pas fitores bindëse 76:57 ndaj Sigal Prishtinës.

Ndeshja kryesore e kësaj xhiroje zhvillohet të dielën nga ora 19:30, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku Sigal Prishtina përballet me Trepçën.

Prishtinasit kanë regjistruar tri fitore dhe tri humbje, ndërsa kampionët në fuqi të Trepçës kanë katër fitore dhe dy humbje. Mitrovicasit vijnë në këtë derbi pas tri fitoreve radhazi në kampionat dhe suksesit ndaj BC Batumi 2010 në FIBA Europe Cup.

Në anën tjetër, Sigal Prishtina kërkon rikthimin te rezultatet pozitive pas humbjes nga Bora. Përballjet ndërmjet këtyre dy rivalëve tradicionalë gjithmonë kanë sjellë rivalitet dhe emocione, ndaj edhe këtë herë pritet një atmosferë e veçantë në kryeqytet.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’